Selimi pas deklaratës së QUINT-it: Është parakusht nga aleatët për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe NATO

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Petrit Selimi, ish Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka reaguar pasi që QUINT-i gjatë ditë së sotme ka bërë thirrje që Kosova të respektojë dhe zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se, sipas tij, aleatët e Kosovës po thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës për kishën e Deçanit, është një “parakusht” për integrimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO.

“Mënyra si e lexova unë, dhe më besoni, kjo është mënyra e vetme për ta lexuar, aleatët tanë kyç dhe të domosdoshëm thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës të vitit 2016 për kishën e Deçanit, është një “parakusht” për integrimin në KiE, NATO, etj. Një mesazh i vështirë, por është një kërkesë e njohur prej vitesh”, ka thënë Selimi.

Të ngjashme