Selimi pas mbledhjes së Kryesisë: LDK-së nuk i intereson lufta kundër Coronavirusit, por kundër Qeverisë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 16:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nismat e Kuvendit kundër Coronavirusit nuk janë proceduar për shkak të mospajtimeve të grupeve parlamentare sidomos të Grupit të LDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Për shkak të dallimeve në mes partieve politike dhe të mos dakordimit të LDK-së dhe grupeve tjera që t’i procedojnë këto nisma të cilat kanë ardhur  jo nga një burim, 2 të tjera nga PDK. Kemi konstatuar që proceduralisht janë plotësuar kushtet të procedohen në seancë të Kuvendit, pavarësisht që kemi mendime të ndryshme. LDK nënkryetari Kujtim Shala, dhe kryetari i Grupit parlamentar lëshuan mbledhjen duke krijuar një atmosferë jo bashkëpunuese përkundër neve që kishim një bashkëpunimi”, tha ai.

Ai ka thënë se LDK-ja është e fokusuar në luftën kundër Qeverisë dhe jo në luftën kundër Coronavirusit.

“Ne jemi të shqetësuar për gjendjen por duket se LDK-ja nuk është e shqetësuar as për qytetarët as për luftën Coronavirusit, por është e përqendruar vetëm në luftën kundër qeverisë, të ia pamundësojë qeverisjen dhe ndihëm që po i jep qytetarëve të Kosovës. LDK para se ta ketë mendjen te qytetarët e ka mendjen te Thaçi për të krijuar qeverisje të reja”, tha ai.

Kryesia e Kuvendit, ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19; Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “Covid 19” dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Të ngjashme