Selimi pas takimit me Ahmetin: Ligji për Gjykatën Komerciale do të jetë gati në tetor

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 11:59 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për medie ka deklaruar se ka ndërmarrë iniciativa për çështjet që lidhen me Komunën e Prishtinës.

Ministri Selimi njoftoi se MD-ja është në përfundim të Ligjit për Gjykatën Komerciale.

“E njoftova për disa iniciativë që kanë të bëjnë me çështjet civile, siç është çështja e pronave. E informova që MD-ja është në përfundim për Ligjin për Gjykatën Komerciale e cila do të jetë gati në tetor”.

“Do të ofrojmë gjitha kapacitetet për Ligjin e Prishtinës. Legjislacioni sekondar ka të bëjë me policinë e Komunës, mbrojtjen e qytetarëve të komunës dhe pronave”, u shpreh ai.

I pari i Prishtinës, potencoi se Ministria e Drejtësisë po punon për ndryshimet në Komunën e Prishtinës, përfshirë Kodin Civil.

Po ashtu Ahmeti theksoi se u diskutua edhe për procesin e vettingut, raporton EO.

“Diskutuam mbi planet dhe qëllimet e MD-së për muajt në vijmë. Diskutuam për pikat që janë të rëndësishme për Komunën e  Prishtinës dhe ndryshimet”.

“Diskutuam për Kodin Civil, u njoftova për çështjen e reformave dhe për procesin e vettingut. Do të vijmë në një rrugë përpara nga premtimet e ndërkombëtareve”.

“Të përpilojmë Ligjin për Policinë e Prishtinës dhe të bëjmë një udhëzim administrativ për departamentin brenda policisë për çështjet e Prishtinës”.

“Diskutuam për situatën me pandeminë dhe zbatimin e masave. Menduam për mënyrat e tjera që do të ndihmonin nivelin qendror e lokal në luftim me pandeminë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme