Selimi pas vdekjes së gruas së Millosheviqit: Ajo e ka të rezervuar një vend shumë të veçantë në ferr

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviq – Millosheviq, bashkëshortja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

Për këtë ka reaguar drejtori i fondacionit të Sfidave të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi duke e quajtur atë si nxitëse të instikteve vrasëse të burrit të tij, Sllobodan Millosheviq teksa ka shtuar se ka një vend të veçantë në ferr.

“Gruaja e Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviç, të dytë të cilët lejuan dhe nxitën instinktet më të këqija vrastare, vdiq sot në Soçi të Rusisë. Ajo e ka të rezervuar një vend shumë të veçantë në ferr”, ka shkruar ai në Twitter.


Të ngjashme