Selimi për Raportin e Komisionit Evropian: U vlerësua puna disa vjeçare e MD-së në sundimin e Ligjit

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se ndihet i lumtur me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2020 për Kosovën, për të cilin thotë se u vlerësuar puna disa vjeçare dhe përkushtimi i Ministrisë së Drejtësisë për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ai ka thënë se “Rishikimi Funksional, sipas Komisionit, ofron një bazë të sigurt për reformë dhe modernizim të aspekteve të ndryshme të gjyqësorit”.

“Jam i lumtur që sot Komisioni Evropian në Raportin e vitit 2020 për Kosovën, ka vlerësuar punën disa vjeçare dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Rishikimi Funksional, sipas Komisionit, ofron një bazë të sigurt për reformë dhe modernizim të aspekteve të ndryshme të gjyqësorit”, ka shkruar Selimi.

“Unë si Ministër së bashku me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, e ndajmë këtë mendim dhe mbesim të përkushtuar për finalizimin e këtij procesi dhe miratimin e strategjisë gjithëpërfshirëse sektoriale, që ka për synim fuqizimin e pavarësisë, pa-anësisë, integritetit, llogaridhënies dhe kapaciteteve të përgjithshme të gjykatave dhe prokurorive, siç sugjerohet nga Komisioni”, ka shkruar ndër tjerash Selimi në Facebook.

Të ngjashme