Selimi pjesë e ekipit të dialogut: Një “armatë” ekspertësh përgatiti pozicionin karshi Serbisë

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin në të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, raporton Ekonomia Online.

Selimi, pjesë e koalicionit qeverisës nga AAK-j, ka pohuar se ai është propozuar nga partie e tij që të përfaqësojnë vendin në këtë takim.

Ai ka sqaruar se i mbetet kryeministrit Avdullah Hoti që të kompletojë përbërjen e ekipit më së largu deri të premten.

Selimi shprehet i bindur se ekipi që do të përfaqësojë Kosovën përbëhet nga një “armatë” ekspertësh të cilët kanë kontribuar në përgatitjen e pozicioneve të Kosovës karshi Serbisë.

Ai shtoi se vetëm njohje reciproke në kufijtë ekzistues mund të ketë me Serbinë, raporton EO.

“Listën e delegacionin e cakton kryeministri Hoti, presim që sot ose nesër të bëhet e ditur. Prej AAK-së, unë jam i propozuar që të jem pjesë”.

“Delegacioni është i përgatitur, pasi ekziston një armatë ekspertësh që kanë kontribuar në përgatitjen e pozicioneve tona karshi Serbisë”.

“Me Serbinë ta kemi një marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve. Në raundet e deritashme të bisedimeve të këtij niveli, që kanë nisur muajin e kaluar, është diskutuar për të pagjeturit, për të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Pwrderisa kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 4 shtator, ndërkaq, pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të ShBA-së, Robert O’Brein.

Të ngjashme