Selimi: Po të hapen dosjet, Mustafa nuk do të ishte në krye të Qeverisë

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 13:21 | Nga

Procesi i Lustracioni do të duhej të ndodhte qysh moti, dhe një proces i tillë i Hapjes së Dosjeve do të sillte ndryshime të mëdha në skenën politike kosovare. Kështu ka deklaruar për Gazetën Monitor, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.

Selimi ka thënë se nga ky “pastrim” politik do të përfshiheshin shumë persona madje edhe kreu i ekzekutivit të vendit.

“Procesi i Lustracionit ka qenë i nevojshëm qysh moti. Madje po të  ndodhte ne do ta kishim një skenë politike ndryshe. Pra, po të ndodhte procesi i Lustracionit ne do ta kishim tjetër Kryeministër”, ka thënë Selimi.

Sikur një proces i tillë të ndodhet në rrethanat aktuale politike, vendi siç ka vlerësuar Selimi do të shkonte menjëherë në zgjedhje dhe se nga pozita e kryeministrit do të jepte dorëheqje  ashtu siç e ka quajtur ai “ish-komunisti Isa Mustafa”.

“Në rrethanat e sotme, po të ndodh Lustracioni do të kishim zgjedhje të menjëhershme sepse do të duhej që ish-komunisti Isa Mustafa të dorëheqje dhe vendi të shkonte në zgjedhje për 45 ditë”, ka theksuar Selimi.

Ndryshe dje gjatë ditës Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar të fillojë procesin e Lustracionit të figurat të larta publike dhe Hapjen e Dosjeve, duke propozuar se ky proces duhet të administrohet nga një Komision i Pavarur

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme