Selimi: Presidenti Thaçi ka plane të fshehta për ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me bisedat e fundit të Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky,  për gjendjen në Kosovë dhe për planet e Thaçit për ndryshim kufijsh, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi, tha se aleatët e Kosovës kanë shprehur shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan.

“Kemi thënë se gjitha bisedimet, planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë po vazhdojnë të jenë të fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës. Aleatët kanë shprehur shqetësim për ndikim rus në rajon e Kosovë. Dje në mediet e Maqedonisë së Veriut u publikua një bisedë e kryeministrit Zaev me presidentin Ukrainas, bisedat që duken se janë bërë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti Zaev shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës përmes ndryshimit të kufijve po vepron sipas planit të Moskës. Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit në lidhje me këtë”, tha Selimi, raporton EO.

Selimi tha se zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.

Ai kërkoi që të largohet Presidenti nga detyra e tij që ka plane dashakeqe për vendin.

“Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje të fshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë. I bëjmë thirrje forcave politike të shkojmë në zgjedhje dhe të krijojnë kushte Presidenti të largohet, i cili i bën dëm vendit që ka plane të këqija për vendin. Zgjedhjet e menjëhershme janë porta e daljes së vendit nga kriza”, tha Selimi, raporton EO.

Të martën u publikuan disa biseda mes dy komedianëve rusë të paraqitur si zyrtarë të Ukrainës dhe NATO-s dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev biseda në të cilat flitet për planin rus për ndarjen e territorit të Kosovës.

Të ngjashme