Selimi: Prishtinasit janë lodhur me kryetarë dembela e të paguximshëm

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Daut Haradinaj ka hy në garë për komunën e Prishtinës për të fituar me projekte dhe program, ofertë të saktë që përmirëson jetën e qytetarëve.


Ai ka thënë se “Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën. Me vendosmëri pa tejzgjatje, me ekspertë dhe duke e trajtuar çdo problem. Për fitore, me qytetarët!”.


Selim Selimi që tani udhëheq Shtabin Zgjedhor të Aleancës për Prishtinën, më tej tha se Prishtina po vuan për mungesë të guximit në vendim marrje.


Postimi i plotë:


Zotohemi para juve qytetarë të Prishtinës, se në këtë garë, Dauti ka hy të fitoj me projekte dhe program, ofertë të saktë që përmirëson jetën e të gjithë neve. Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën. Me vendosmëri pa tejzgjatje, me ekspertë dhe duke e trajtuar çdo problem. Për fitore, me qytetarët!Prishtina po vuan për mungesë të guximit në vendim marrje. 

Të ngjashme