Selimi raporton në komisionin për Legjislacion për Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 14:28 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurse, është shtyrë për në mbledhjen e radhës shqyrtimi në parim i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, në të cilën do të ftohet të raportojë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Anëtarët e këtij komisioni, janë pajtuar që shkresa e ish-Sindikatës së Nëpunësve dhe ish-Sindikatës së Policëve të Kosovës të viteve 90-ta t’i përcjellët për shqyrtim Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur t’i kthehet letër përgjigjeje Avokatit të Popullit, nëpërmjet së cilës i sqarohet se mosaprovimi i propozimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, për kandidatët për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, është bërë në përputhje me vlerësimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, “se njeri nga kandidatët ka konflikt interesi”.

Të ngjashme