Selimi replikon me Ramën, ai që falë territore quhet tradhtar

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u është përgjigjur deklaratave të sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit sot gjatë ditës tha se të gjithë ata që e quajnë Hashim Thaçin tradhtar, janë gomarë.

E Rexhep Selimi i kërkoi Ramës që ta gjejë gomarin.

“Edi, ti gjeje vetë kush është gomar, kurse ne po të tregojmë që ai që jep (shet apo falë) territore të atdheut quhet tradhtar. Po e gjete ndonjë fjalë tjetër, na e thuaj në vitin tjetër!”, ka shkruar Rexhep Selimi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme