Selimi: S’duhet të bisedohet me Serbinë, derisa ajo kërcënon me luftë

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 23:15 | Nga

Për situatën e fundit dhe kërcënimet që erdhën prej Serbisë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë në Televizionin Rrokum se ato janë kërcënime tipike, derisa për deklaratat e presidentit të Kosovës, sipas tij, më shume janë frikë për qytetarët.

“Një tren e nisi Serbia edhe e pamë deri ku ra Qeveria, paramendoni me hy me tanke, qeveria i hypë traktorit e drejt për Shqipëri”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se Kosova nuk duhet të shkojë të bisedojë me Serbinë, derisa ajo po kërcënon me luftë, duke theksuar se “sot Serbia po thotë: o sot bisedo me mua ose lufto me mua”.

Selimi ka theksuar se Vetëvendosje është kundër rritjes së pagave për deputetët, duke thënë se qëllimi është që partitë t’i kontrollojnë deputetët edhe përmes kësaj forme.

“Pjesa dërmuese e deputeteve të mazhorancës, janë aty vetëm për paga”, tha Selimi, duke shtuar se në Kosovë edhe ata që punojnë janë të varfër, por kur flitet për ata që s’punojnë atëherë shkalla e tyre është e madhe, prandaj Vetëvendosje është kundër një rritje të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme