Selimi: Situata në veri e tensionuar, qeveria të reflektojë

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 12:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi i cili ka kërkuar interpelancë për situatën në veri të vendit nga kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë veçanërisht në pjesën veriore mbetet e tensionuar.

“Gjendja e sigurisë në veri e ka bërë të nevojshme thirrjen për interpelancë. Kronologjia e ngjarjeve tregon se në veri ishte gjendje jo e mirë e sigurisë”.

Qeveria e Kosovës ka vazhduar ta mohojë sovranitetin e vet, raporton Ekonomia Online.

“Tensionimi i situatës me murin krijoi shumë shqetësime. U rrënua një mur dhe filloi një tjetër”, tha ai.
“Sot qeveria duhet të reflektojë duke u kthyer në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të sigurisë së qytetarëve në veri e në jug”.

Sipas Selimit situata e tillë e dëmton shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha rrënon të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme