Selimi: S’pranojmë të shkelemi nga Thaçi, atakuesi më i madh i Kushtetutës është ai

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur në Euronews Albania rreth situatës akuale politike dhe rrëzimit të qeverisë Kurti, ai tha se VV nuk është në situatë të vështirë, por është Kosova, ashtu edhe si e gjithë bota që po përballen me pandeminë COVID9.

“Ajo çfarë është për t’u theksuar tani jo që VV ose qeveria Kurti janë në momente të vështira, por është Kosova, si çdo vend që po përballen me COVID19.

Më keq se sa qeveria Kurti i ka punët Kosova e bota në përgjithësi.

Kjo situatë lidhet me COVID19 sepse openentët tanë e shfrytëzuan, e zunë qeverinë duke u përballë me këtë problematikë. Situata e rëndë politike ka ndërlidhshmërinë edhe me pandeminë.

Në parlament ka ndodhë një mocion mosmbesimi dhe e kanë bërë të gjithë oponentët tanë, përfshirë edhe partnerin tonë LDK-në.

Ka qenë e papritur jo vetëm për VV dhe edhe opinionin, një gjë e papranueshme për qytetarët, sepse në këtë kohë ata u kujdesën që ta çojnë qeverinë në mocion mosbesimi.

Ashtu siç e patëm vështirë formimin e koalicionit, ashtu edhe ishte e vështirë qeverisja me ta.

Përgjegjës për këtë s’ka qenë VV, që ka qënë e gatshme të bashkëpunojë me LDK-në për të çuar procese përpara.

Ne u bëmë bashkë e përzgjodhëm LDK-në me dërgu PAN-in në opozitë.  

Ndoshta e ka keqpërdor LDK se edhe para edhe pas zgjedhje e përzgjodhëm atë, për të qeverisur, për t’i bërë presion VV-së.

Kjo s’e bën raportin e balancuar në parlament, tregon se VV është ndryshe nga të gjithë që kanë qeverisë, ndryshimi i vetëm, prandaj u bën të gjitha subjektet bashkë për ta rrëzuar qeverinë”, tha Selimi, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ai tha se presidenti Thaçi s’duhet me veprimet e veta ta shkel Kushtetutën dhe të njëjtin e bëri “fajtor” edhe për seancën e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Diskrecioni i presidentit s’guxon të shkojë aq sa për ta shkelur o anashkaluar Kushtetutën, e cila parasheh që mandatarin për qeverisje i ka ai që fiton zgjedhjet.

S’parashihen afate në Kushtetutë m’i kthy përgjigje, kur qeveria shkon në mocion.

Ne po respektojmë presidentin, por ai do duhej brenda këtyre kornizave ta respektojë vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën.

Por, s’do të pranojmë të shkelemi qoftë edhe nga presidenti. Ne mendojmë që atakuesi më i madh i Kushtetutës, vazhdon të mbetet ai.

Nëse jemi të fokusuar tek zgjedhjet, në legjislaturën e kaluar ku Haradinaj dha dorëheqje, ishte i njëjti president që kërkoj nga fituesi i zgjedhjeve që të kërkoj mandatarin. Dhe Thaçi shpalli zgjedhjet e reja.

E dimë për kushtet në të cilat për zgjedhje.

Ne kemi qëllim ta stabilizojmë dhe kushdo që mendon të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve, merr përgjegjësinë të krijojë turbullira. VV do normalitet dhe këtë normalitet po e shkakton presidenti, me veprime përtej mandatit të tij kushtetues dhe përtej që do të duhej e pritshme në këtë kohë. Iniciativat e tij të pakuptimta, për rolin e tij për gjendje të jashtëzakonshme ose roli kyç për rrëzimin e qeverisë ka qenë ai”.

Ndërsa për planin e fshehtë për të cilin Kurti thotë se ekziston, Selimi shtoi se Thaçi asnjëherë s’e ka mohuar këtë gjë, madje as emisari Grenell.

“Grenell dhe s’e kam parë dhe nuk ka tha që nuk ekziston një plan, kryesorja është se presidenti s’e ka fsheh asnjëherë madje ka thënë se ekziston plani për korrigjim të kufijve që i bie që Kosova të ndahet në baza etnike.

Ne mendojmë që s’është zgjidhje ndarja e Kosovës së brendshmi. Thaçi kurrë s’e ka mohuar se ekizston plani për shkëmbin territoresh. Në anë tjetër jemi mjaftueshëm të informuar që ekizston rreziku për shkëputjen e tri komunave të Kosovës në favor të Serbisë, por këtë s’e ka mohu as presidenti serb, kështu që me gjithë këtë ngjarje, askush s’e tha të kundërtën.

Shto këtu shqetësimet edhe brenda SHBA-së, por edhe të BE-së sidomos Gjermanisë që janë shumë kundër ndarjes së Kosovës, ata janë edhe të shqetësuar.

Për hir të opinionin s’dua të jem retorik, por i sinqertë, roli i SHBA-së s’ka qenë vetëm në luftë, por në të gjithë historinë e Kosovës. Këtë lidhje s’mund ta rrezikojë dhe s’ka qëllim asnjë subjekt ta rrezikojë.

Mendoj që tarifa s’ka qenë e izoluar për një element i ndarë, s’dua të bëj digresion pse erdhëm deri këtu. Qeveria nuk shkoj në mocion për tarifën, por as në raportë tjera, por për shkak të marrëveshjes që po e pret Kosovën.

U atakua se s’pajtohet me një marrëveshje që na pret ne sfond. VV është dhe do të jetë si partner kryesor i SHBA-së, pavarësisht deklaratave të Grenellit”.

Të ngjashme