Selimi: Thaçi është i çmendur, ka plan sekret me Vuçiqin dhe Putinin për Kosovën

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka vazhduar me deklaratat e tij kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi, kështu duke e quajtur se atë si njeri të çmendur dhe se po takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, vetëm për marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës.

Selimi duke e quajtur presidentin Thaçi të çmendur, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk po i tregon qytetarëve të tij se për çfarë marrëveshje po flet me Vucicin, njofton gazetametro.net.

“Ky është i çmendur… me fal, jo, jo.. nuk është vetëm i çmendur. Ky është fort i mençur, tash e ka marrë shembull Palestinën. Një herë i merr marrëdhëniet mes Gjermanisë e Francës. Paramendoje, sikur ne i kemi borxh Serbisë. Ku e dimë ne se çka fsheh ai, është përkujdesur shumë që të fshehë. Ai flet për marrëveshjen përfundimtare dhe çdo gjë që dimë ne është marrëveshja përfundimtare po nuk e dimë se çfarë përmban ajo marrëveshje. Ai po thotë diçka që as nuk e ka në plan ta bëjë, as që nuk mundet ta bëjë sepse s’e ka qëllim”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, Thaçi ka një plan sekret me Vucicin në dëm të Kosovës që ka aprovimin edhe të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Unë mendoj që ai ka një plan, por që janë kujdesur që mos ta dijë populli i Kosovës dhe ka plan sekret mes Thaçit e Vuçiqit në dëm të Kosovës. Përderisa kjo marrëveshje është arritur mes Thaçit e Vuçiqit, si mund të jetë e mirë. Paramendojeni për çfarë bëhet fjalë kur një marrëveshje e tillë ka arritur të marrë aprovimin edhe të Putinit”, ka shtuar ai në Rubikon.

Selimi tha se Kosova nuk e shpalli pavarësinë e saj për ta lutur Serbinë që ta njohë këtë status dhe një gjë e tillë nuk ka nevojë të bëhet.

Të ngjashme