Selimi: Thaçi përgjegjësi kryesor për mosthemelimin e ushtrisë

Prishtinë | 08 Pri 2017 | 14:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për medie ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor që Kosova sot nuk ka ende ushtri.

Ai fajësoi të parin e vendit se nuk u koordinua as me institucionet vendore e as me ato ndërkombëtare për transformimin e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është nisur për të mos u bërë. E kemi thënë që moskoordinimi me aleatët strategjik dhe moskoordinimi as me institucionet solli në një pozitë të pafavorshme FSK-në që është si pasojë e aventurës së një burri që mbanë postin e presidentit”, tha ai.

“Ne jemi sot këtu për ta bërë përgjegjës Hashim Thaçin që rrezikoi sigurinë e Kosovës dhe partneritetin e saj me NATO-n. Si pasojë e marrëveshjeve që ka bërë kryeministri i atëhershëm ne sot kemi Listën Serbe në parlament. Ne sot kemi një subjekt i cili nuk përfaqëson interesat e qytetarët e Kosovës, por reprezenton interesat e Serbisë. Nëse ne do të ishim në pushtet Lista Serbe nuk do të ekzistonte. Për aq sa kemi këtë pushtet Kosova nuk do të ketë ushtri, sepse është kusht i koalicionit qeveritar”, tha ai.

Të ngjashme