Selimi thotë se presidenti Thaçi po “lan” borxhe me koka njerëzish

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 16:20 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se presidentin Hashim Thaçi, është përgjegjës kryesor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Sipas tij, Thaçi ka shumë borxhe sepse ka bërë pazare dhe sipas tij, po i “lanë” ato me koka njerëzish, raporton EO.

“Thaçi ka shumë borxhe se ka bërë shumë pazare, Thaçi ka larë pazaret me koka njerëzish, mos u çuditni edhe nëse të ardhmen bën një gjë të tillë sepse shquhet për këtë, shkarkimi i një ministri tregon paaftësinë e qeverinë e Kosovës”.

“Shkarkimi i presidentit është detyra e parë e këtij parlamenti. Nëse keni kaqik dhe ju knei hi rend shkarkimeve hajdeni ta shkarkojmë presidentin nga të gjithë përgjegjësitë. Kurrë nuk do të ngritet shteti nëse nuk bie mafia politike”.

Të ngjashme