Selmanaj: Albin Kurti na prishi edhe me Shqipërinë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar se është për të mirën e vendit.

Selmanaj tha se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është lideri tipik që i duhet Kosovës.

“Avdullah Hoti është lideri tipik që i duhet Kosovës. Njerëzit nuk e dinë por Hoti është këmbëngulës. Tërë kohën aludojmë se na duhet një kryeministër sikur në Skandinavi. Tani e kemi dhe disa nuk e duan”, tha ai.

Selmanaj po ashtu u shpreh se kanë bërë punë të jashtëzakonshme me 6 muaj në qeveri derisa hodhi akuza ndaj qeverive të kaluara.

“E morëm qeverinë në situatën më të rëndë. Ishim në izolim të plotë. As me Shqipërinë nuk kishim komunikim. Pra nuk kishte komunikim direkt as me Shqipërinë. Kurti na prishi edhe me Shqipërinë, mos të flas më shumë. Por jemi krenar për atë që kemi bërë. Hoqëm reciprocitetin. Hapëm rrugët më ndërkombëtarët. Kjo shoqëri tani është e maturuar. Për të mirën e këtij vendi LDK është dëshmuar”, tha ndër të tjera ai në T7.

Të ngjashme