Selmanaj: Bashkësia Ndërkombëtare t’i ndëshkojë ose t’i shpallë heronj kriminelët e Serbisë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I mbijetuari tjetër i masakrës së Dubravës që është edhe deputeti i AAK-së, ka thënë se kjo masakër është kryer me urdhër të qeverisë se Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen e përjetuar gjatë periudhës kur u ndërmor masakra e Dubravës.

“Oborri po mbulohej me gjakun e të vrarëve. Disa metra më lartë Dervish Syla po hapte gjoksin dhe i gjakosur dhe po përsëriste qëlloni. Si pasojë e plagëve ka vdekur edhe Gjemsat Shehu kështu njëzet vjet pas u ktheva në mëngjesin e viti 99 të masakrës të Dubravës dhe edhe sot e kuptoj se kjo masakër ka ndodhur qëllimisht.Me 29-30 prill 1998 po bëhej transferimi i të burgosurve me arsyetimin se po bëhej për mbrojtjen e tyre. Fillimi i bombardimeve të NATO-s fillon me ngritje të shpresës së lirisë. Më 26 prill 99, 45 të dënuar politik transferohen në burgun e Nishit. Atë ditë po përjetonim torturat më të rënda të njerëzimit. Këto të fundit ishin të paimagjinueshme për mendjen e njeriut”, ka thënë Selamanaj.

Ai tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i ndëshkojë ose t’i shpallë heronj kriminelët e Serbisë që kryen masakra.

“Më 18 maj 99 sillen edhe 155 civilë nga Gjakova. Tashmë në burgun e Dubravës ishim mbi 1000 shqiptarë. Tashmë Serbia e kishte arritur qëllimin e mbledhjes së shumicës të burgosurve në burgun e Dubravës.  Maskara në Dubravë në rend të parë paraqet krim kundër njerëzit. Tani kriminelët serbë ose duhet të nxirren para drejtësisë ose Bashkësia Ndërkombëtare t’i shpallë heronjtë”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme