Selmanaj: Data 31 dhjetor e vitit 2000 si periudhë e hetimit të Institutit përkon me mandatin e Gjykatës Speciale

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka qenë kritik ndaj draft-ligjit të propozuar nga ministria e drejtësisë për Institutin për Krime Lufte.

Sipas Selmanajt data e fundit e periudhës së hetimit të këtyre krimeve e që është lënë 31 dhjetori i vitit 2000 është problematike. Sepse lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999.

Selmanaj ka kërkuar nga sponsorizuesit e këtij ligji që të sqarohen, nëse data 31 dhjetor e cila korrospodon me mandatin e Gjykatës Speciale, është koiqidencë apo diqka e menduar.

“Problem është pikërisht neni 2, që ka të bëj me datën. 31 dhjetori i vitit 2000, që korespodon me madnatin e Gjykatës Speciale, duhet të na sqarohet nga sponzorizuesi nëse është koiqidencë. Por kjo duhet të sqarohet. Sepse kjo datë nuk korrospodon me përfundimin e luftës në Kosovë. Por me fushëveprimtarinë e Gjykatës Speciale, dhe po krijohet përshtypja se deri me 31 dhjetor, janë kryer krime lufte, që është e pakuptimt”, ka thënë ai.

“Tjetra, ky insitut është afruar shumë kryeministrit, do të funksionojë si agjenci brenda Zyrës së tij, që është problematike”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme