Selmanaj flet pas reagimeve për të pagjeturit: U linçova nga Vetëvendosja

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se është shantazhuar dhe linçuar publikisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se kur Qeveria Hoti ka vendosur të punojë për çështjen e të pagjeturve, atëherë ata po sulmohen më së shumti.

“Unë s’kisha çka të shtoja. Në Kosovë është fol 21 vjet për çështjen e të pagjeturve dhe është punuar minimalisht nga të gjitha qeveritë pothuajse. Dhe për çudi kur kjo qeveri ka vendosur të punojë në këtë drejtim, sulmohemi më së shumti”, tha Selmanaj në Rubikon.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa ishte duke folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e Kuvendit, ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste. E kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta nga politikanë të Kuvendit të Kosovës./Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme