Selmanaj: Hashim Thaçi, Albin Kurti e Vjosa Osmani figurat më polarizuese në Kosovë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se tri figurat më tensionuese të skenës politike në Kosovë që 20 vjet, janë Hashim Thaçi, Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Selmanaj në Pressing të T7 tha se këto tri figura i sheh si më tensionuese dhe më polarizuese.

“Ajo që unë kam mësu nga jeta politke që 20 vjet në Kosovë, tri figura i shoh si më tensionuese, më polarizuese: Hashim Thaçi, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këto tri figuara investimin e tyre politik e kanë tension, tension, polarizim, jobashkëpunim, jo koordonim, kërcënim i institucuoneve të pavaruara”, tha Selmanaj.

Tutje ai tha se nuk mund t’i besosh njw figure si Osmani qw jep intervistw nw BBC duke thwnw se Kosova wshtw vend i krimit dhe korrupsionit.

“Sa ishte ushtruse e detyrës e presidentit kërcënonte KQZ-në, jepte intervistë në BBC dhe thotë se Kosova është vend i krimit dhe korruopsionit. nSi mund të besosh që kjo përfaqëon vullnetin e popullit”, tha Selmanaj.

Të ngjashme