Selmanaj i AAK-së: Qeveria është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rasim Selmanaj,  deputet i AAK-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se qeveria në krye me Albin Kurtin nuk kanë plan qeverisës.  Ai ka thënë se kësaj qeverie i ka “humbur rruga në oborr”, raporton Ekonomia Online.

“Kosova e ka qeverinë e re Kurti që erdhi me premtimet për një koalicion të shpresës, doli se nuk e ka planin qeverisës, madje as pas takimit në Prevallë. Ky koalicion thoshte se kanë strategji të qartë për dialogun, kjo nuk ekziston, qeveria me qëndrime të ndryshme të jep përshtypje se ju ka hup rruga në mes të oborrit”, thotë ai.

Sipas Selmanajt kjo qeveri është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në.

“Ju e keni futur veten në një udhëkryq, për më keq Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA-në, është një situatë e prekshme dhe deri diku shqetësuese.”, tha ai.

Ai ka thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë qëndrime të njëjta për taksën, as për dialogun e as për reciprocitetin.

“Kur njeriu e fut veten në një udhëkryq pa shtegdalje normal që do të ndodhin gabime. Mendoj që keni gabuar dhe jeni treguar i pamatur. Siç duket do të mbeteni pa argumentin më të rëndësishëm”, ka shtuar ai.

Ai i ka thënë se Kosova nuk ka konsensus të brendshëm dhe “Keni rrezikuar që të mbeteni pa përkrahjen e miqve ndërkombëtar. Si Kosovë ku gjendemi sot në raport me dialogun me dhe miqtë tanë ndërkombëtar, partnerët LV – LDK nuk kanë qëndrime të njëjta. Kosova nuk ka konsensus të brendshëm, as nuk ka pasur përpjekje serioze nga Serbia, një ide e ish-kryeministrit Ramush Haradianj për konferencën dy ditore është për ta përshëndetur dhe përkrahur”, shtoi ai.

Të ngjashme