Selmanaj i kërkon falje Saranda Bogujevcit, thotë se është historia e gjallë e Kosovës

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ka kërkuar publikisht falje të gjithë atyre që janë lënduar nga fjalët e tij të thëna në lidhje me temën e të pagjeturve.

Ai ka thënë se për të Saranda Bogujevci, Besarta Jashari e Gramoz Berisha janë historia e gjallë e Kosovës.

“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj.

Selmanaj në anën tjetër, i ka vlerësuar aspak të drejta dhe se nuk i trajton seriozisht kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj tij, pas deklaratave për të pagjeturit.

Ai u shpreh se kjo qasje e tyre është e pabazë dhe ka motive të ulëta politike.

”Normalisht që as që e kam trajtuar në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie politike, sepse është krejtësisht kërkesë e pabazë me motive të ulëta politike. Që s’ka të bëjë asgjë me realitetin. Vetëvendosje duket se ka mbetur pa kauzë politike, ose është mësuar që nga krijimi i kësaj lëvizjeje që të shpikë kauza edhe të paqena për të arsyetuar ekzistencën e saj”, u shpreh ai.

Selmanaj tha se LVV-ja, “në mungesë të kauzave të saj politike, kanë zgjedhur tashmë kësaj radhe të përfshijnë këtë temë kaq të ndjeshme që lidhet me personat e të pagjeturve”.

“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme