Selmanaj i LDK-së: Nuk mund të jem deputet i një koalicioni që nuk është në vijë me Amerikën

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka folur për përplasje mes partisë së tij LDK me Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Selmanaj ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejt që është e mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm që është qasja proakative dhe dinamike e përfshirjes së SHBA në dialogun me Serbinë është e rëndësishme për ne. Kërkesën e madhe dhe të qartë që taksa si një element bllokues duhet të hiqet nga rruga që të hapet mundësi që Kosova Serbia të rikthehet në dialog. Duke i parë këshillat, që vendimi për taksën duhet të merret sa më shpejt që të mundet”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka folur për marrëdhëniet me Vetëvendosjen për çështjen e taksës, duke thënë se nuk janë pajtuar 100% për këtë punë.

“Nuk jemi bindur 100% por jemi në proces që të qartësohemi. Në fakt ne akoma nuk jemi lëshu në nivel të diskutimeve, nuk e di nëse u shtri kjo çështje për heqjen e taksë, si duke kemi dallime në kohë, duhet me lexu saktë dhe drejt mesazhi që na vjen nga administrata amerikane dhe nuk kemi kohë të humbim”, u shpreh ai.

“Nuk jemi të intersuar që të rrim në një koalicion qeverisës i cili mund të merr epitetin e nje qeveri anti amerikane”

“Nuk mund të rri si deputet qe del amerika thotë që e shuan bashkëpunimin e ndalim forcat dhe fondet ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se për vendosje të reciprociteti me Serbinë duhet analizë dhe këshillim me miqtë e Kosovës.

“Duhet analizë me miqtë tanë për çdo veprim tjetër”, ka thënë ai

Të ngjashme