Selmanaj: Ish-shefi i AKI-së s’pranoi të dëshmojë, përdori lojën e njëjtë si presidenti

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 12:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova, Driton Selmanaj, ka folur për medie pas raportimit të drejtori aktual i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni dhe ish-kreut i saj Driton Gashi, raporton Ekonomia Online.

Selmanaj, ai tha se ndërmjet shefit të AKI-së Shpend Maxhunit dhe ish-shefit Driton Gashit, ka pasur prapë deklarata kontradiktore.

Ai shtoi se “lojën” e njëjtë si të presidentit Thaçi e përdori edhe Gashi duke mos pasur gatishmëri të dëshmojë në komision.

“Gjatë intervistave të më hershme të shefave të AKI kemi pas dallime kanë qenë dy dallime dhe kemi dashtë ta konfirmojmë dallimet ekzistojnë prapë dhe nga Gashi nuk kishim gatishmëri që të dëshmojë fare”

“Ai tash po e konteston ligjshmërinë e deklaratave që i ka dhënë më herët dhe ne këtë po e shohim si një skenarë të zyrës së presidentit sepse ishte sjellje e ngjashme me sjelljen e presidentit”.

Selmanaj tha se Maxhuni u ka thënë komisionit që presidenti nuk ka kërkuar nga ta informata rreth ekspertit Tienmu Ma.

“Shefi i AKI-së tha se kontestimi që e ka bëtë presidenti për ekspertin ai tha që nga ai nuk janë kërkuar informata për krerët e shtetit siç ka thënë edhe presidenti. Tash po del që shefi i AKI-së nuk i ka dhënë informata të tilla presidentit”.

Selmanaj shtoi se presidenti më nuk do thirret për dëshmi në këtë komision, raporton Ekonomia Online.

“Ne sot normalisht që kemi dallim. PDK do që të bllokojmë përfundimisht punën e këtij komisioni nuk do të arrij.  Nuk do të biem në skenarët e presidentit”.

“Ne mendojmë që ai ka vendos me ardhur në komision me presion të tjetër kujt e nuk ka ardhur me dëshmuar”.

“Mos gatishmëria e tij për me dëshmuar është dëshmi edhe vet mos dëshmia e Driton Gashit është lojë e njëjtë si e presidentit”.

Ndërsa deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Driton Selmanaj është ai që po e politizon komisionin dhe po e pengon punën.

“Ajo që është me pengu dhe politizuar punën e komisionit është Driton Selmanaj pasi ai e ndërpreu mbledhjen mbi presion të kryetarit të komisionit”.

“Ai nuk e lejoi kryetarin e komisionit me qitë në votim një propozim të deputetit Hajdar Beqa që të krijohen kushte që këta dy persona të ftohen në këtë komision “.

Sipas Musliut, opozita po mundohet të fitojë poenë politikë në emër të presidentit Hashim Thaçi.

“Presidentin ata e kanë thirr sa herë ka qenë me agjendë jashtë vendit dhe e kanë bo me politikë veç sa me fituar poenë politik me emër të tij sepse ndryshe këto parti opozitare nuk mund të mbijetojnë. Qysh prej fillimit ku komision është një lojë dhe tendencë politike”.

Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi që mungonin deputetët nga PDK e që rrjedhimisht edhe mungonte kuorumi.

Gjashtë shtetasit turq janë deportuar për në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar. Maxhuni në atë kohë ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë ndërsa Driton Gashi drejtor i AKI-së.

Të ngjashme