Selmanaj: Kërkesa e Osmanit e pabazuar, deputetëve t’u mundësohet ushtrimi i mandatit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash ka aprovuar kërkesën për institucionet e vendit, që t’i largojnë të gjitha pengesat dhe që deputetëve t’u mundësohet ushtrimi i funksionit.

Një gjë e tillë është bërë në mbledhjen e sotme, ku ky komision ka shqyrtuar kërkesën e deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit.

Ky komision, gjatë mbledhjes së sotme, gjithashtu ka shqyrtuar edhe kërkesën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, lidhur me mandatin e deputetit Etem Arifi, i cili është dënuar me burg efektiv, nga gjykata e shkallës së parë, pasi ishte shpallur fajtor për vepra korruptive.

Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), tha se nuk është çështje e komisionit për ta trajtuar rastin e deputetit Arifi.

“Ne si Komision nuk trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore. Ne si komision vendosëm të i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni. I bëjmë thirrje asajë që adresimet që i bëhen këtij komusioni të mos bëj kërkesa të pabazuara. Kështu nuk funksionojnë institucionet. Ky është investimi më i madh, që të ndërtojmë kulturë institucionale në Kosovë, por jo kulturë tjetër”, tha ai pas mbledhjes së komisionit.

Sa i përket rastit Pacolli, ai ta se asnjë institucion në Kosovë nuk duhet të pengojë një deputet që të ushtrojë funksionin e tij.

“Kujtdo nga deputetët duhet t’i krijohen kushtet për ta ushtruar funksionin dhe shteti duhet të sigurojë ambient që deputeti të mund të merr pjesë në votime të caktuara në Kuvendin e Kosovës. Ne deputetët kemi leje për qarkullim 24 orësh në tërë territorin e Kosovës, pse duhet t’i ndalohet një deputeti tjetër që mund të vijë nga jashtë shteti”, tha ai.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi tha se komisioni nuk e trajtuar fare rastin e deputetit Arifi, si dhe sipas tij, i është rekomanduar kryetares së Kuvendit të zbatohet legjislacionit në fuqi, në këso rastesh.

Sa i përket rastit Pacolli, ai tha se VV-ja nuk e konteston imunitetin funksional të deputetit, por imuniteti shëndetësor i çdo qytetari i takon institucioneve shëndetësore.

Të ngjashme