Selmanaj: Kurti na ka kërkuar më shumë dokumente për dialogun, por ne nuk i kemi pasur

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti të gjitha dokumentet që i kanë pasur në dispozicion për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në emisionin “Frontal në T7, ka pranuar se nga qeveria Kurti janë kërkuar më shumë dokumente mbi procesin, por që sipas Selmanajt të njëjtat nuk i kanë pasur.

“Ne kur e kemi marr qeverinë, nuk e kemi pranuar asnjë dokument. Nuk ishte askush aty që të na jepte dokumentacion. Ata ikën. Ne kur e lamë qeverinë I pritëm dhe I dhamë të gjitha dokumentacionet që I kishim në dispozicion,. Të gjitha në detaje. Nuk kemi mundur që t’i japin diçka që nuk kemi pasur”, ka thënë ai në T7.

Më tutje, Selmanaj deklaroi se Kurti e ka përdorur vetëm si arsyetim çështjen e mosdorëzimit të dokumenteve nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Ai e cilësoi si të papranueshme dhe tallje për shtetin, këtë deklaratë të Kurtit dhënë në Bruksel.

“Ndodhë që kryeministri I vendit dhe për taktikat e tij të papranueshme gënjen dhe thotë se unë nuk kam gjetur asgjë dhe më duhet pak kohë. Dosjen kryeministri Hoti ia ka dorëzuar ditën që e ka dorëzuar detyrën. Ata kanë kërkuar edhe diçka tjetër që ne nuk e kemi pasur. Është e pa pranueshme që të del atje Borrel dhe thotë se I duhet kohë se nuk I ka pasur disa dokumente. Kjo ishte fyerje dhe tallje për shtetin e aq më pak kur aty nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme