Selmanaj: Kurti të reflektojë me urgjencë, kjo qeveri po e humb kuptimin

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar kryeministrin Kurti që të reflektojë me urgjencë, ndryshe kjo qeveri e humb kuptimin.


Pas senatorit amerikan, David Perdu, i cili mbrëmë ka paralajmëruar nëse nuk e hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe të plotë me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë, ka reaguar deputeti i LDK’së, Driton Selamanaj.

Selamanj ka thënë se paralajmërimi i SHBA’së për të bllokuar 200 milion dollarë është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.

“Lajmi se SHBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milion) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë, është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit. Jemi mësuar që lajmet e tilla nga SHBA-të, ti shohim në raport me Korenë e Veriut, Kubën, Kinën, Venezuelën apo Rusinë, por kurrë se kisha menduar dhe besuar që kjo do i ndodh vendit tonë”, ka shkruar Selmanaj.

“Është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërt kjo qeveri humb kuptimin e vet!!.”, ka thënë Selamanaj.

Postimi i plotë i Selamnaj: 

E përjetuam edhe këtë!!!!!!

Lajmi se SHBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milion) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë, është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.

Jemi mësuar që lajmet e tilla nga SHBA-të, ti shohim në raport me Korenë e Veriut, Kubën, Kinën, Venezuelën apo Rusinë, por kurrë se kisha menduar dhe besuar që kjo do i ndodh vendit tonë.

Vlera monetare e humb rëndësinë karshi dëmit kolateral që Kosova do ta ketë në imazhin ndërkombëtarë të saj. Harroni njohjet e reja, harrojeni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndērkombëtare, izolimin e kemi ne prag.!

Është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërt kjo qeveri humb kuptimin e vet!!.


Të ngjashme