Selmanaj : LDK gaboi që i dha votë Vjosa Osmanit, i tradhtuam votuesit tanë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e tij ka gabuar që i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente. Gjithashtu Selmanaj tha se LDK i tradhtoi votuesit e vet.

Selmanaj filloi duke thënë se në takimin e parë brenda partisë për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje ka treguar që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin. Tutje, Selmanaj ka rreshtuar arsyet e tij.

“Në takimin e parë që kemi pasur unë kam treguar se nuk do ta votoj”.

“Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj.

Të ngjashme