Selmanaj lëvdon Isa Mustafën: E ndali rënien e LDK-së

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:49 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ndër tjerash ka folur edhe për nevojën e ristrukturimit të LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin e saj Isa Mustafa.

Selmanaj ka treguar punët e mira që ka bërë Mustafa gjatë kohës sa është në krye të LDK-së dhe Qeverisë”

“Unë mendoj që secila parti politike në Kosovë ka nevojë për zhvillimin e vet evolotiv të mbrëmshëm, gjithmonë freski, gjithmonë rrjedh normale të zhvillimit të vet e kështu me radhë. Mendoj që LDK-ja si parti në kuptimin e plotë të fjalës, si partia e vetëm në Kosovë, sepse të tjerat disa nga to janë në rrugë të mirë për t’u bërë parti politike disa tjera vazhdojnë ende të jenë kompani ose banda apo grupacione që më së paku mund të quhen politike. LDK-ja i ka hyrë një procesi të vet të rigjenerimit, të një procesi të vet të një zhvillimi normal, dhe tash nevoja për hapjen, nevoja për reflektim, nevoja për zhvillim është. Ndërkohë mendoj që nuk është koha aktuale që të flasim për tërheqje të lidershipit të LDK-së me theks të veçantë të Isa Mustafës, sepse unë mendoj që pikërisht Isa Mustafa ka shumë suksese brenda LDK-së dhe cilat janë ato. E para ju kujtohet në kohën kur e mori udhëheqjen e LDK-së nga Fatmir Sejdiu dhe mendoj që ka qenë momenti kur Isa Mustafa e ndali trendin e rënies drastike të saj dhe filloi një rritje e LDK-së. E dyta punët e mira të cilat i ka bërë për Kosovën përmes qeverisjes Mustafa mendoj që duhet vlerësuar dhe e treta vendimet e fundit të tij për partinë duke u tërheq vetë nga gara për kryeministër, duke u tërhequr dhe nga lista, duke e hapur partinë, mendoj që pikërisht ka treguar elementet e një burrështetasi, të një lidershipi të pakonkurencë në Kosovë dhe si i tillë mendoj që jo vetëm LDK-së por edhe Kosovës për një kohë i duhet Isa Mustafa në skenën politike si figurë e rëndësishme politike në vend”, ka thënë Driton Selmanaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme