Selmanaj: Ministri që merret me administratë publike, po tenton ta rregullojë statusin e agjencive, kjo është praktikë e mbrapsht

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndryshimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, nuk po e përkrah edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka thënë se me ndryshimin e këtij Projektligji, po synohen që pushteti t’i ketë nën kontroll agjencitë e pavarura.

“Edhe grupi i LDK-së e ka shqyrtuar  projektligjin që ka të bëjë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. Kjo praktike e tillë e ligjit për LDK është e papranueshme. Me një ligj janë ndërruar më shumë se 20 ligje. Kjo është praktikë e mbrapsht. Ministri që merret me administratë publike tani merret si me rregullua statusin e agjencive. Kjo ministri shkon e prek edhe kategorinë e policisë që është kategori kushtetuese”.

“Ja ndërron formën e llogaridhënies. Kuvendi do të duhej që të vazhdojë më tutje llogaridhënien ta ketë në mbikëqyrje. Kjo praktikë jo që është e mrapsht por nuk ka kuptim. Të gjithë jemi të kujdesshëm për të racionalizuar agjenci të pavarur. Kemi agjenci që janë të tepërta edhe për nga numri. Nuk i jep të drejtë një ministri që institucionet m’u rregullu dhe statusi i tyre m’u ndryshu”, tha Selmanaj.

Të ngjashme