Selmanaj: Në LDK nuk ka deputet kundër demarkacionit

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 18:51 | Nga

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se në këtë parti për momentin i kanë të gjitha votat pro procesit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Atë që e shoh sot, qe 5-6 muaj prej që jam pjesë e LDK-së nuk kam parë deputet që ka dilema”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

“LDK është unike”, është shprehur ai.

“Qeveria duhet të angazhohet vet t’i bëjë numrat dhe ne do ta jepnim përkrahjen e nevojshme”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme