Selmanaj për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë për marrëveshjen e Washingtonit: Ndoshta ka qenë deklaratë nga papjekuria

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Ekonomia Online, në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7, ka thënë që kjo deklaratë e Kryeziut ka qenë nga papjekuria e tij.

Më tutje, deputeti i LDK-së deklaroi se shpreson që për këtë deklaratë të mos ketë njohuri kryeministri Kurti.

Poashtu Selmanaj i ka bërë thirrje kryeministrit që të distancohet nga deklarata e Kryeziut.

“Shpresoj që nuk është një deklaratë me miratimin e kryeministrit Albin Kurti. Nëse ka qenë një deklaratë nëse ai ka pasur njohuri atëherë po dalin kontestimet tona. Kurti duhet të distancohet nga deklarata e zëdhënësit. Për sa i përket atij, ndoshta ka qenë një deklaratë nga papjekuria, pasi që e dimë se ai është edhe në moshë relativisht të re”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme