Selmanaj, Qunit: Qenkan prekë pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosvoës, Driton Selmanaj, iu është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Anton Qunit, i cili i doli në mbrojtje kryetari të kësaj partie Lumir Abdixhikut.

Quni ka thënë se Abdixhiku ishte i fundit nga liderët e partive që takoi Osmanin në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.

Ndërsa Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “qenkan prek pak ‘gjenerata e re reformatore’ e LDK-së.

“Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”.

“Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformatorë apo ‘dream team’!”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme