Selmanaj Kosnettit: Lufta kundër korrupsionit, reformat në drejtësi dhe dialogu prioritetet e mia

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj shprehi falënderime ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës.

Të dy, u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, duke pohuar kështu besnikërinë e Qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-së.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë: luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut.

Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.

Të ngjashme