Selmanaj tregon a do të shtyhet seanca për demarkacionin

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 12:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha se nuk e di se cila është arsyeja pse është paralajmëruar shtyrja e seancës për demarkacionin me Malin e Zi.

Selmanaj, ka thënë se ai, por edhe kolegët tjerë të partisë së tij do të votojnë kundër Demarkacionit, nëse ai vije në Kuvend pa raportin e Shpejtim Bulliqit.

“Nëse nuk është edhe raporti i Bulliqt vota ime do të jetë kundër, gjithashtu edhe ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Përpjekja për ta larguar këtë raport është e papranueshme, sepse ky raport konstaton gabimet që duhet të korrigjohen. Vota ime është kundër në qoftë se hiqet raporti i Bulliqit”.

Të ngjashme