Selmanaj: Vjosa Osmani po e dëmton keq LDK-në

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Driton Selmanaj nga LDK-ja ka thënë se nëse zgjedhjet do të mbahen kjo parti do të fitojë.

Sipas tij, LDK-ja e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai ka thënë se votimi i mbrëmshëm nuk ka qenë dëshirë, por domosdoshmëri.

Selmanaj thotë se thotë se LDK-ja po shpëton partneritetin me SHBA-në.

Duke komentuar deklaratat e Osmanit, ai ka thënë se është qëndrimi i saj i ka bërë shumë dëme LDK-së.

“Qëndrimi i Osmanit e ka dëmtuar rëndë LDK-në dhe për fatin e keq po vazhdon ta dëmtojë tutje. Dëmet janë të mëdha që po i shkaktohen LDK-së. Ajo çka më bënë krenar që jam pjesë e LDK-së është për shkak të njerëzve që janë brenda partisë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme