Senatori italian: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales e dëmshme për Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 17:36 | Nga

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka takuar sot Senatorin italian, Ludovico Sonego. Aty u vlerësua e dëmshme iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale, transmeton Ekonomia Online.

Në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës njoftohet se Kryetarja Osmani, e njoftoi Senatorin për aspekte nga fushëveprimtaria e  Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet  që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.

“Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan  për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq,  rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se,  kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane”, thuhet në komunikatë.

Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj  evropiane.

Të ngjashme