Senatorit Robert Dole do t’i ngritët busti në ditëlindjen e tij

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 15:21 | Nga Besiana Dauti

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim-vendimin për ngritjen e bustit të senatorit Robert Dole, në rrugën “Robert Dole” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

 Busti do të ngritët si shenjë respekti ndaj kontributit të senatorit dhe raportit të fuqishëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se ngritja e bustit do të bëhet në ditëlindjen e senatorit dhe do të jetë bashkëfinancim me Odën Ekonomike Amerikane.

“Në shenjë respekti që senatorit të i ngritët një bust, ngrirjen e bustit do ta bashkëfinancojë edhe Oda Ekonomike Amerikane vlera nuk është e cekur, kjo vjen si shkak që senatori e ka ditëlindjen afër dhe është gjest i mirë për të”, tha Haradinaj, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme