Serbët bëjnë thirrje për sulm mbi Policinë e Kosovës

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Serbët që jetojnë në veri të Kosovës, kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.

Në rrjetet sociale ka filluar një fushatë e ashpër e serbëve ndaj Policisë së Kosovës. Disa persona kanë bërë thirrje që të sulmohet Policia e Kosovës.

Ata po shpërndajnë afishe nëpër vetura dhe në çdo vend, në të cilat shkruhet “Koha është për popullin”.

Gjithashtu në to është edhe e ilustruar harta e Kosovës me flamurin serb mbi të, shkruan Metro.


Të ngjashme