Serbët të frikësuar nga “Plani B” i presidentit Thaçi

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 08:30 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për ndryshimet e ardhshme në ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Thaçi beson se me këtë ndryshim do të transformojë FSK-në në Forca të Armatosura, duke shmangur ndryshimet kushtetuese si dhe qëndrimin e serbëve të cilët e kundërshtojnë atë.

Lista Serbe nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Kosovës por vota e tyre siç është argumentuar nuk do të jetë e nevojshme për ndryshimin e ligjit, respektivisht për “Planin B” të Thaçit, shkruajnë mediat serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se deputetët e kësaj liste janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës duke shtuar se miratimi i Ligjit për Ushtrinë ka nevojë për votat e deputetëve serbë.

“Në institucionet e Kosovës ne kemi përgjegjësin e serbëve dhe ato nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë Kushtetutën e Kosovës, KFOR-i është në formacionet zyrtare ushtarake këtu, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për ngritje ekonomike, jo për fuqi ushtarake”, ka thënë Simiq.

Në fillim të shkurtit presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka kohë për të humbur dhe se Kuvendi duhet bërë përpjekjet e fundit për t’i bindur deputetët e Listës Serbe të votojnë një vendim te tillë, e nëse kjo nuk ndodhë ai do të ndryshoj Ligjin për FSK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme