Serbia me emisarë specialë tenton të pengojë Kosovën në UNESCO

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 09:51 | Nga

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në pajtim me presidentin Aleksandar Vuçiq, gjatë shtatorit do të dërgojë emisarë specialë edhe në tetë shtete për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, deri më 9 gusht emisarët special nga 27 shtete të parapara kanë vizituar 19 dhe bëhet fjalë për aksionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës, e cila ka nisur më 1 prill, transmeton Ksp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme