Serbia i jep fund kampanjës kundër pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Serbia është pajtuar që të ndalojë kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu thuhet se autoritetet e Beogradit kanë dhënë pajtimin e tyre për krijimin e një atmosfere që do t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,”raporon Radia Evropa e Lirë.

Ndalja e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë një kërkesë e kamotshme e BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./REL/

Të ngjashme