Serbia insiston për dialog me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Beogradi do të insistojë për dialog dhe zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve të hapura, por edhe për përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash, që është në interes të mbarë rajonit, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq gjatë një bisede me drejtorin e Zyrës së OKB në Serbi, Simon Mirel Mikulesku, raportojunë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Në komunikatë theksohet se ai e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë si dhe me pozitën popullit serb atje. Posaçërisht ai ka folur për incidentet gjatë muajve të shkuar në fshatrat në jug të Ibrit, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se organizatat dhe institucionet në terren kanë kanë detyrë të rëndësishme që të krijojnë kushte në të cilat në të cilat sulmet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë nuk do të tolerohen.

Sipas kumtesës, Petkoviq e ka informuar Mikuleskun me rrjedhën e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, ndërsa ka rikujtuar se Prishtina për shtatë vjet e gjysmë nuk dëshiron t’i zbatojë në praktikë marrëveshjen kryesore për formimin e Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave Serbe, gjë që manifestohet në mënyrë të pavolitshme në efikasitetin e zbatimit të dialogut dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve,

Të ngjashme