Serbia kushtëzon investimet me vota për Listën Serbe

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse asnjë subjekt politik ende nuk është certifikuar për zgjedhjet e 19 qershorit 2019 në komunat veriore të Kosovës, zyrtarët më të lartë të Listës Serbe kanë filluar me shantazhe dhe me metoda të frikësimit ndaj popullatës serbe, jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në mjediset tjera në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Krerë të Listës Serbe ua kanë rekomanduar serbëve të veriut të Kosovës të votojnë për kandidatët e këtij subjekti politik për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në të kundërtën, siç ka lënë për të kuptuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, Serbia do të heqë dorë nga investimet në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës me popullatë serbe.

Ende pa filluar fushata zgjedhore, e cila është planifikuar të zgjasë 5 ditë, krerë të Listës Serbe kanë paralajmëruar serbët se nëse nuk fitojnë ata, atëherë Serbia do t’i tërheqë investimet që ka ndarë për mjediset serbe në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme