Serbia mundohet të shfrytëzojë rastin e Katalonisë, kërkon konferencë për Kosovën

Prishtinë | 04 Nën 2017 | 22:25 | Nga

Pas pёrpjekjeve tё Katalonisё pёr pavarёsi, Serbia po kёrkon njё zgjidhje tё re pёr ish-krahinёn e saj, Kosovёn.

“Nёse Spanja mund tё luftojё pёr konceptin e saj pёr Katalonisё, atёherё edhe ne serbёt mund tё luftojmё pёr vendin tonё”, citon gazeta qeveritare “Novosti” nё numrin e sё shtunёs (04.11) nё Beograd, ministrin e Jashtёm Ivica Daҁiҁ.

Sikurse njofton mё tej agjenca gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar kёsaj gazete, Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn tё zgjidhet problemi i Kosovёs qё vazhdon prej dekadash.

Kosova e banuar nga shumicё shqiptare para gati dhjetё vetёsh shpalli pavarёsinё nga Serbia, kujton Deutsche Welle.

Deri tani pavarёsia e Kosovёs ёshtё njohur nga 110 shtete nё bazё tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Serbia nuk do ta pranojё kёtё dhe kёrkon ta sprapsё kёtё pavarёsi. Sidoqoftё mes Beogradit e Prishtinёs prej vitesh zhvillohet dialogu me ndёrmjetёsimin e BE-sё pёr normalizimin e marrёdhёnieve midis dy vendeve.

Të ngjashme