Serbia nis lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 09:12 | Nga

Serbia ka nisur me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Siç shkruan gazeta “Blic”, Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.

Burime të kësaj gazete serbe thotë se është në pikëpyetje të madhe që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në shtator.

“Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme”, ka thënë burimi i gazetës.

Tema e asamblesë së përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare.

Burimi i “Blic”, i afërt me grupin punues, thotë se edhe nëse kjo temë do të jetë në rendin e ditës në Pekin, nuk do të thotë se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit.
Gazeta shkruan se për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ndryshe, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahet në muajin shtator, në Pekin.

Në Interpol janë të anëtarësuara 186 shtete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme