Serbia pret hapjen e kapitujve të tjerë në dhjetor

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 14:18 | Nga

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq thotë se Serbia është gati të hapë pesë kapituj por pret që tre apo katër kapituj të hapen në dhjetor.

“Ne po përpiqemi të mos lidhemi për numra, por të mbetemi të përqendruar në zbatimin e reformave dhe në atë se ku do të shkojmë si shoqëri”, tha ajo nga Brukseli.

Brnabiq gjatë qëndrimit në kryeqendrën evropiane është takuar me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme