Serbia refuzon ta tërheqë urdhërarrestin ndërkombëtar për Haradinajn

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 17:25 | Nga

Kosova ka akuzuar Serbinë për minimin e dialogut midis dy vendeve, duke refuzuar të tërheqë urdhërarrestin ndërkombëtar për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur në fillim të këtij viti, kur Haradinaj, i cili është bërë kryeministër në shtator, është arrestuar në Francë në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Ai është liruar pasi gjykata e Francës e ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.

“Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviqin”, tha të premten Halil Matoshi, këshilltar politik i Haradinajt.

“Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje”, tha Matoshi.

Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet, raporton Reuters.

Haradinaj do të vizitojë javën e ardhshme Brukselin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme